Duda Balje kthehet në Kuvend pas disa mungesave: S’kemi ndryshuar qëndrim

Deputetja boshnjake, Duda Balje pas disa mungesave, sot po merr pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e nënta me radhë.

Balje tha se qëndrimi i saj mbetet i njëjtë dhe nuk do ta votojnë kandidatin për kryeparlamentar të propozuar nga VV-ja.

“E kemi qëndrimin e njëjtë. Bëhet fjalë për mosmirëkuptim nga partia në pushtet, për tretmanin që e kemi si para ashtu edhe pas zgjedhjeve dhe ne si parti nuk e votojmë”, tha Balje.

Ajo po ashtu konfirmoi se ka pasur takime me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, por tha se ende nuk kanë marrë vendim nëse do t’i bashkangjiten grupit të tyre parlamentar.

“Ne jemi taku me Ramush Haradinaj, por nuk e kemi vendosë hala me u bashkangjitë në grupin parlamentar të AAK-së”, tha Balje para mediave. /Reporteri.net