Dita e ndeshjes: Kosova U21 përballet me Maqedoninë e Veriut, hyrja falas për tifozët në ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja e Kosovës U21 është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë.

Dardanët e Afrim Tovërlanit do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e tyre të Maqedonisë së Veriut, ku ndeshja e parë zhvillohet sot në Prishtinë dhe ajo e kthimit të shtunën në Shkup.

Sfida e parë zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në ‘Fadil Vokrri’.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se hyrja për tifozët në këtë sfidë do të jetë falas dhe Dardanët e rinj kanë nevojë për përkrahje.

Tovërlani ka grumbulluar 23 futbollistë për këto dy sfida dhe synon të ndërtojë një formacion para sfidave kualifikuese.