Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Ka dështuar edhe sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj, njofton Klankosova.tv

Time Kadrijaj: Pavarësisht që ka shumicën, s’mund ta lejojmë VV-në të luaj me Kuvendin

Deputetja e betuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë me dije se për shkeljet e normave parlamentare, subjektet politike që ishin në Opozitë në mandatin e kaluar, do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese mazhorancën, pasi po e dëmtojnë në vazhdimësi sistemin parlamentar.

“Ne po mbledhim nënshkrimet e nevojshme që t’i drejtohemi Kushtetueses, pasi është cunguar nga Vetëvendosje, e drejta parlamentare”, ka deklaruar Kadrijaj, transmeton Klankosova.tv.

Në një adresim para gazetarëve në hollin e Kuvendit të Kosovës, ajo njoftoi se do të vazhdojë mbledhja e nënshkrimeve nga partitë parlamentare, në mënyrë që të kompletohet ‘dosja’ për ta dërguar në organin më të lartë të drejtësisë në Republikën e Kosovës

Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka kritikuar drejtuesin e seancës dhe ka dhënë detaje për veprimet e LDK-së në lidhje me vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Ajo njoftoi se LDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar anulimin e dy vendimeve të ZRRE-së, përfshirë atë që ka të bëjë me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Do të vazhdojmë t’i marrim nënshkrimet dhe të hënën do të kërkojmë zyrtarisht nga ZRRE anulimin e këtyre vendimeve,” theksoi ajo.

Bajrami gjithashtu deklaroi se nëse vendi shkon në zgjedhje, fletëvotimi duhet të jetë i thjeshtë: “Kosova apo Albulena Haxhiu. Qytetarët të zgjedhin mes tyre.” /Klankosova.tv

Krasniqi fajëson Vetëvendosjen: Po e dhunojnë vullnetin e qytetarëve, qëndrimin e njëjtë e kemi edhe pasnesër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit për të 13-ën herë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për media, Krasniqi tha se vendi ndodhet në një situatë të paprecedentë, për të cilën fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje, tarnsmeton Klankosova.tv.

“Po bëhen tre muaj që vullneti i qytetarëve është duke u dhunuar nga qasja e Lëvizjes Vetëvendosje. Është vështirë të gjenden fjalë për ta përshkruar këtë situatë,” tha Krasniqi.

Ai theksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për të dalë nga bllokada institucionale, duke kërkuar zgjidhje për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.

“E shprehim vullnetin tonë të konfirmuar për të insistuar që të dalim nga kjo bllokadë që na ka sjellë VV. Zonja Haxhiu nuk i ka votat. Ne do të jemi këtu, por do ta kemi qëndrimin e njëjtë – të ndërrohet kandidati,” përfundoi Krasniqi./Klankosova.tv

Nuk i ec as kësaj radhe, VV-së i dështon formimi i komisionit për votimin e fshehtë ndaj Haxhiut

Për të pestën herë me radhë, Vetëvendosjes nuk po i ec përpjekja për të çuar përpara votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

As sot nuk u arrit të formohet komisioni që do ta zhvillonte këtë proces, pasi 56 ishin për, 1 kundër.

Ish-opozita po refuzon të propozojë emra për komision dhe për pasojë, seanca po ndërpritet.

Të gjitha zhvillimet mund t’i ndiqni LIVE në Speciale në Klan Kosova.

Ka nisur seanca e 13-të me radhë që po zhvillohet në përpjekje për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.

Për ta kuptuar se “tym të bardhë apo të zi”, do të nxjerrë Kuvendi, ndiqni të gjitha zhvillimet direkt në Klankosova.tv

Tentativa e sotme konstituive vjen një ditë pasiqë Vatikani u bë me udhëheqës të ri, Papa Leon.

Limaj: Situata nuk zhbllokohet veç me votat tona, duhet shumica të reflektojë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.

Ai ka thënë se nuk sheh zgjidhje me deputetët e tij, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat, edhe nëse tre deputetët e Nismës do të dilnin nga ngërçi politik.

Limaj u bëri thirrje të gjithë spektrit politik parlamentar që, pavarësisht mospajtimeve, të ulen dhe të kërkojnë një zgjidhje./Klankosova.tv.

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vendimet e fundit në Kuvend.

“Ne veç kemi përgatitur një kërkesë për vlerësimin. Do t`i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që me e vlerësu kushtetutshmërinë e vendimeve të marrura në Kuvend. Pra, si rasti për mosvotimit të komisionit për votim të fshehtë dhe gjitha vemdimet tjera paraprake bazuar në procesverbalin e seancave”, ka thënë ai.

Jehona Lushaku-Sadriu: VV ka dështuar të formojë shumicën, propozimi i LDK-së është i qartë

Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, është deklaruar para mediave pak para fillimit të seancës, duke theksuar qëndrimin e partisë së saj për tejkalimin e situatës aktuale politike në vend, raporton Klankosova.tv.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë sa i përket mënyrës se si duhet të dilet nga ky ngërç politik. Partia në pushtet ka dalë e para në zgjedhje, por nuk po arrin të formojë shumicën parlamentare. Gjatë katër viteve të qeverisjes, ajo ka dhënë një shembull të keq të bashkëpunimit politik. Diskursi i saj ka qenë jo i duhur për një subjekt serioz politik, dhe tash është koha të mësojë nga gabimet,” tha Lushaku-Sadriu.
Ajo theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për dialog dhe e gatshme t’i përgjigjet çdo ftese që synon zhbllokimin e situatës aktuale.

Jehona Lushaku-Sadriu: VV ka dështuar të formojë shumicën, propozimi i LDK-së është i qartë

Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, është deklaruar para mediave pak para fillimit të seancës, duke theksuar qëndrimin e partisë së saj për tejkalimin e situatës aktuale politike në vend, raporton Klankosova.tv.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë sa i përket mënyrës se si duhet të dilet nga ky ngërç politik. Partia në pushtet ka dalë e para në zgjedhje, por nuk po arrin të formojë shumicën parlamentare. Gjatë katër viteve të qeverisjes, ajo ka dhënë një shembull të keq të bashkëpunimit politik. Diskursi i saj ka qenë jo i duhur për një subjekt serioz politik, dhe tash është koha të mësojë nga gabimet,” tha Lushaku-Sadriu.

Ajo theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është e hapur për dialog dhe e gatshme t’i përgjigjet çdo ftese që synon zhbllokimin e situatës aktuale.
“Propozimi i LDK-së është i qartë dhe i qëndrueshëm,” përfundoi ajo.

Murati i VV-së: Seanca vazhdon ku ka mbetur, me votimin e komisionit për votim të fshehtë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pak para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvemndit të Kosovës u deklarua para gazetarëve.
Ai tha se seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e komisionit për votim të fshehtë për kryeparlamentar.
“Shpresoj dhe uroj si zakonisht që opozita të ketë reflektuar që të zhbllokohet procesi dhe të ecim përpara në zhbllokimin e institucioneve. Ne kemi bërë çmos që ky proces që nga fillimi i seancës konstituive të ofrojë mundësi dhe ide për zgjidhje që të dalim nga ky ngërç, por e kemi parë që reflektimi ka munguar.
Tani ka një bllokadë dhe barrikadim te opozita dhe insiston që të ndryshohet kandidati. Pra, që të mos respektohet e drejta kushtetuese e VV-së, në këtë rast si pari fituese e zgjedhjeve. Seanca do të vazhdoj aty ku ka mbetur, aty ku kemi mbetur është mungesa e kuorumit për vendimmarrje për të votuar Komisionin për votim të fshehtë. Është e pamundur që të dilet apo të ndryshohet nga kjo rrjedhë, sepse jemi në një situatë, ku herën e fundit sikur se dy apo tri herët më parë ka mungesë të kuorumit që po duhet të ndërpritet seanca, për shkak të kourumit”, tha Murati.