Një burrë është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje pasi tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë pas një përleshje në Podujevë.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Mjeti i mprehtë –thika është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin, njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport, transmeton Klankosova.tv.