Demant publik!
Unë Burhan Aliti anëtar i këshillit drejtues të drejtorisë së aviacionit M-NAV, demantoj publikisht shpifjet e ngritura nga disa mediume, me ç’rast kanë bërë shpifje kundrejtë personalitetit tim se gjoja është ngritur kallëzim penal ndaj meje për keqpërdorim.
E njoftoj opinionin, mediumet dhe gjithë qytetarët se lënda që është cituar në lajm daton nga viti 2022, ndërsa unë këtë pozicion e ushtroj që nga data 17.10.2024.
Ju bëj apel gjithë mediumeve që kanë shpërndarë këtë shpifje që cënon integritetin dhe personalitetin tim, ta tërheqin lajmin dhe të kërkojnë falje publike, në të kundërtën do të përballen me padi penale dhe këtë shpifje do ta zgjedhim përmes rrugës ligjore.