Danella Arsovska
Izet ka deklaruar se unë do ta destabilizoja shtetin.
Izet, e vetmja “destabilizim” që do të merrni nga unë është për ty dhe për zëvendësin tënd Visarin, që të ka nënshkruar ndërtime të paligjshme për të cilat njerëzit ju kanë paguar miliona euro, ndërsa ju i keni mashtruar se do të mund t’i legalizojnë.
Mos u tallni! Ne e dimë lojën tuaj, i dimë gënjeshtrat tuaja, e dimë kur përpiqeni të manipuloni opinionin publik dhe të devijoni vëmendjen nga e vërteta.
Si ka mundësi që gjithmonë kur dikush ju prek në krim, menjëherë e quani “tentativë për destabilizim”?
Çfarë është kjo logjikë e VMRO-DPMNE-së dhe shërbëtorëve të tyre nga VLEN-i?
Gjithmonë kur jeni në hall, kur kapeni flagrant me “duar në mjaltë”, menjëherë shpallni alarme për destabilizim.
Çfarë destabilizimi? Çfarë do të destabilizohet?
Po jua them unë: e vetmja gjë që do të destabilizohet nga zbulimi i aferës së ndërtimeve pa leje në Çair është komoditeti juaj dhe rrjedha e të ardhurave nga paratë e paligjshme. Kjo do të destabilizohet!
Thuajeni sa para keni marrë për objektet e paligjshme – dhe mos u tallni me njerëzit!