Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur sot, ka emëruar profesor Besnik Eminin në postin e drejtorit të ri të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup. Lajmi është bërë i ditur nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Arben Fetai.
Prof. Emini është një historian me përvojë të gjatë, punonjës i lartë shkencor në kuadër të Institutit dhe autor i një numri të konsiderueshëm studimesh në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Ai gëzon respekt të gjerë në qarqet akademike për integritetin e tij profesional dhe përkushtimin ndaj avancimit të kërkimeve shkencore mbi trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve.