Berisha në SPAK, zbulon mesazhin që la në Prokurori: Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues

Teksa ishte në SPAK për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se la një shënim në Prokurorinë e Posaçme.

“Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë.

Amnisti elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtorit të Edi Ramës, i cili në fakt ndaj dhe kërkon që të shndërrojë kushtetutën në DumanKushtetutë. Kurrë“-thuhet në mesazhin e Berishës.