Bashkimi Evropian (BE) do të ndalojë plotësisht importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027, do të minimizojë importet e naftës ruse, do të intensifikojë përpjekjet kundër flotës në hije të Rusisë dhe do të zvogëlojë ndjeshëm varësinë nga Rusia në sektorin bërthamor, duke përfshirë kufizimin e furnizimeve me uranium të pasuruar. Kjo është bërë e ditur gjatë një prezantimi nga Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jorgensen në Strasburg. Ai deklaroi se Bashkimi Evropian synon të ndërpresë plotësisht importin e burimeve energjetike ruse, me plane për të ndaluar blerjen e gazit rus deri në fund të vitit 2027. Ai shtoi se muajin tjetër, në qershor 2025, Komisioni Evropian do të paraqesë propozime përkatëse legjislative bazuar në udhërrëfyes.
“Rusia përbën kërcënim për të gjithë ne. Në fund të këtij viti, të gjitha shtetet anëtare do të paraqesin plane konkrete se si të ndalojnë importin e energjisë ruse. Kontratat e reja të gazit dhe kontratat ekzistuese të tregut do të ndalohen që këtë vit, duke eliminuar kështu një të tretën e importit të sotëm nga Rusia. Dhe deri në fund të vitit 2027 do të jemi plotësisht të lirë nga gazi rus. Kjo nuk është një gjë e vogël, kjo nuk është pa sfida, por mund të bëhet dhe ne do ta bëjmë këtë në një mënyrë graduale dhe të koordinuar, duke mbështetur shtetet anëtare ku dhe kur është e nevojshme”, tha Dan Jorgensen, Komisioner i BE-së për Energjinë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rumania hap luftë kundër kazinove: Varësia nga bixhozi shkakton shkallën më të lartë të vetëvrasjeve
- Minçev: Duhet ta destigmatizojmë termin administrator dhe ta transformojmë atë në një profesionist në shërbimin publik
- S’po mbushen me mendë! Arrestohen edhe 4 shoferë pa leje
- Osmani: Nuk pranova të jem kandidate formale kundër Konjufcës
- Ambasada e Sllovakisë: Nga 17 marsi linjë e re e drejtpërdrejtë Bratislavë – Ohër
- I dyshuari për tentim vrasjen në Skenderaj ende në arrati, Policia gjen armë gjuetie e fishekë në shtëpinë e tij
- Denion Meidani, më shumë se një ambasador, një vëlla pranë shqiptarëve në RMV
- Lidhja Demokratike: Lufta në Iran do të përfundojë së shpejti
- Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi i Belinda Ballukut
- Mickoski në inspektim në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujit në Kuçevishka Bara