Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë ka intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet lokale të Tetorit. Në mbledhjen e fundit të mbajtur sonte, nën drejtimin e Bajram Rexhepit, janë shënuar hapa konkretë drejt organizimit dhe fuqizimit të strukturave përballë garës elektorale.
“Sonte realizuam një takim koordinues me ekipin e Shtabit Politik të BDI-së në Tetovë. Çdo ditë rritemi me njerëz të rinj, profesionistë, të përkushtuar dhe plot energji për të punuar për qytetin tonë,” ka shkruar Rexhepi në një postim në Facebook.
Ai shtoi se po ndërtohet një plan zhvillimor për Tetovën, i cili premton shumë, dhe se ekipi i tij vepron me bindje dhe përkushtim të plotë.
“Po vijnë ditë të mira për Tetovën,” përfundon Rexhepi.
Zgjedhjet lokale pritet të jenë një garë e ngushtë, ndërsa BDI duket se është e vendosur të rikthejë Tetovën tetovarëve./TS/