Lidhur me bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, ka folur ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka deklaruar se beson që ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë punë të jashtëzakonshme, derisa u shprehur se “ka plan për të dëmtuar Pecin dhe Qeverinë Kurti”.
“Jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa ka qenë dhe sa vazhdon të jetë. S’ka asgjë për të fshehur, s’ka pasur asnjë ndërhyrje nga Peci. Kemi pasur rastin të diskutojmë mbi këtë çështje, ai është shumë i hapur që të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur këtë plan për të dëmtuar ministrin Peci, për të dëmtuar Qeverinë Kurti. S’ka asgjë për të fshehur, s’ka asnjë ndërhyrje dhe do të jetë kurdo që të ftohet nga institucionet”, ka thënë Haxhiu për media pas dështimit të seancës së 22-të për konstituim të Kuvendit.