Bashkim Hasani: Është gati lista për punësimin e mbi 2000 shqiptarëve në institucionet shtetërore

Bashkim Hasani nga partia LD dhe koalicioni VLEN, ka paralajmëruar se së shpejti do të punësohen mbi 2000 shqiptarë në institucionet shtetërore. Sipas tij, janë shpifje pretendimet e BDI-së se shqiptarët nuk po punësohen.

“Po finalizoj një listë me të rinj shqiptarë të punësuar në institucionet shtetërore.

Jo për t’i informuar ata në BDI – ata i dinë mirë të gjithë, se për shumë prej tyre madje kanë luftuar t’i ndalojnë që të punësohen.

E bëj këtë për një arsye tjetër, për t’ua ndalur dezinformatën që shpërndajnë me aq zell dhe për t’ua shuar “brengën” e rreme që e simulojnë për gjoja mos punësimin e shqiptarëve.

Lista do jetë e gjatë – mbi 2000 punësime.

Prandaj, mos e fikni kompjuterin për 5 ditë që ta shkarkoni.

Punësime ka mjaftueshëm.

Vetëm se nuk janë në listat tuaja, që i shfrytëzoni për zgjedhje”, ka shkruar Hasani.