Bashkë kundër ekstremizmit të dhunshëm, udhëheqësit fetarë në Maqedoni nënshkruan deklaratë

Nën organizimin e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare udhëheqësit fetarë në vend nënshkruan një Deklaratë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm. Siç u tha gjatë takimit, bashkësitë fetare janë ndër aktorët kryesorë në parandalimin dhe shtypjen e ekstremizmit të dhunshëm, pasi prania dhe aktivitetet e tyre me qytetarët që u besojnë atyre, mund të jenë me dobi të madhe në forcimin e bashkësive në tërësi. I pyetur nëse Bashkësia Fetare Islame është e vetëdijshme se ka një rritje të të ashtuquajturave ndikime të huaja në mësimet e ndryshme islame, Shaqir Fetahu tha se janë të njoftuar dhe se do të luftojnë pa kompromis kundër këtyre aktiviteteve.

“Ne jemi të vetëdijshëm. Ne kemi marrëdhënie të mira me të gjitha vendet ku shumica janë myslimanë dhe kemi nënshkruar një Memorandum që bashkëpunimi i tyre të jetë ekskluziv dhe vetëm me institucionin që është kompetent sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Individualisht, ne do të dënojmë çdo ndikim të tillë dhe gjithçka që po bëhet nga vende të ndryshme në botë, përtej bashkëpunimit me BFI-në, është e papranueshme dhe ne do të luftojmë pa kompromis kundër aktiviteteve individuale, përveç aktiviteteve dhe bashkëpunimit të BFI-së me vendet e tjera”, tha Shaqir ef. Fetahu, kryetar i BFI-së .