Arben Fetai shkon te Kurti. A po krijohet një ASH e re brenda ASH-së së Taravarit?

Nuk u bë rahat ASH-ja. Pas përçarjes mes Seles dhe Taravarit siç duket sërish ka një çarje e vogel në ASH. Kësaj radhe zv/kryeministri Arben Fetai sot ka shkuar tek kryeministri Kurti për të biseduar siç thotë ai një “muhabet” vëllazror. Por Fetai shihet me anëtarë të ASh-së që nuk pajtohen me veprimet e fundit të kreut të ASh-së, Arben Taravrit për dalje nga qeveria.

Fetai nuk ka spjeguar më shumë në lidhje me takimin me kurtin, por ai ka dhënë një sinjal se ideali i tij kundër BDI-së do të vazhdojë edhe më tej, dhe rrugët mes Tarvarit dhe Fetait mund të ndahen, përcjell TS.

“Në agimin e kësaj dite, së bashku me disa miq të idealit nga Aleanca për Shqiptarët, morëm rrugën drejt Prishtinës, duke përshkuar autostradën “Arbën Xhaferi”, një rrugë që për ne nuk është thjesht infrastrukturë, por simbol i lidhjes sonë shpirtërore dhe kombëtare.
Aty në Prishtinë, zhvilluam një bisedë vëllazërore me mikun tonë, Albin Kurti. Ajo që na bashkon sot, më shumë se kurrë, është vizioni dhe ideali ynë i përbashkët për progres dhe zhvillim, një ideal që s’njeh kufij, as pengesa” ka shkruar Fetai.
Por siç mëson portali TS, ish kryeministri Kurti nuk ka shumë interes për tu marrë me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gjegjësisht me partitë politike shqiptare, për shkak të problemve të mëdha në lidhje me krijimin e qeverisë. Kurtit nuk i doli për hajrë bashkëpunimi me VLEN-in, pasi dështimi i VLEN-it në qeverinë e Mickovskit i ndikoi edhe në uljen e rejtiungut në Kosovë, andaj Kurti këtë radhë ka vendosur që të fotografohet, por mos të veprojë aq shumë sa herën e kaluar.

Nga ana tjetër Arben Taravari ditë më parë dha dorëheqje nga ministria e Shëndetësisë për tju rikthyer popullit që në tetor të këtij viti siç ka thënë vet Taravri ASH-ja do të ketë sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale./TS/