Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut njofton se për shkak të një ndryshimi në sistemin e termineve për vizë, aplikantët nuk do të jenë në gjendje të paguajnë, të caktojnë ose të anulojnë takimet për një periudhë prej një jave, në gjysmën e dytë të këtij muaji.
“Më 30 maj 2025, Ambasada e SHBA-së në Shkup do të kalojë në një sistem të ri të caktimit të termineve për viza. Midis 19 dhe 29 majit 2025, aplikantët për vizë nuk do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa për tarifat e reja administrative të vizave, të caktojnë, ricaktojnë ose anulojnë takimet, ose të kërkojnë një takim urgjent për vizë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve.
Më shumë informacion mund të gjendet në faqen e internetit të ambasadës.