Ali Ahmeti nga Struga: Do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte zhvilloi një takim me qytetarët dhe simpatizantët partiakë në Strugë.

Në Ditën e Evropës, Ahmeti përcolli mesazhe l para të pranishmëve, duke theksuar se misioni për anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet i pakompromis për Bashkimin Demokratik për Integrim.

Gjatë takimit siç thuhet në njoftimin e kësaj partie, u diskutuan shqetësimet e qytetarëve, të cilët siç thuhet “denjësisht shprehën dyshimet e tyre ndaj një Qeverie që, çdo ditë, po e dëshmon veten si antishqiptare dhe antishtetërore, përfshirë këtu edhe bllokimin e procesit të integrimit të vendit në BE me politika destruktive që po i mbyllin rrugët drejt një të ardhmeje me perspektivë.”

“Ju garantoj se do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture”, theksoi Ahmeti.

VIDEO