Albulena Haxhiu pyetet për kompaninë e vëllait të Luan Dalipit që i është futur tregtisë me rrymë, kjo është përgjigja e saj

Deputetja Albulena Haxhiu, njëherit ish-ministre e Drejtësisë, është pyetur sot nga gazetarët për kompaninë e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit në detyrë, e cila ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë.

Haxhiu nuk ka dashur të flas shumë për këtë çështje sot pas seancës konstituive, duke thënë se nuk ka çfarë

“Besoj e keni parë çfarë ka shkruar shefi i Kabinetit, gjegjësisht z/Dalipi, nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj, sikurse ju e kam parë edhe unë reagimin e z.Dalipit dhe nuk kam çfarë të shtojë më tepër”, ka thënë Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

Këto linja të autobusëve urban devijojnë qarkullimin për shkak të punimeve në dy rrugë të kryeqytetit
Haxhiu: Situata brengosëse, VV e ka adresuar secilin obligim që e ka pasur me Kushtetutë
Kujtojmë se Dalipi e konfirmoi këtë dhe tha se vëllai i tij, Dritoni ka vendosur “ta provojë fatin”, në tregun e lirë energjetik.

Dalipi ka thënë se vëllai i tij ka aplikuar ligjërisht, si qytetar i thjeshtë.

“Dritoni, afarist që 20+ vite, është qytetar i lirë dhe ka të drejtë të angazhohet në zhvillim biznesi, si çdo qytetar tjetër në këtë vend. Unë kam shërbyer me dinjitet dhe përkushtim në këtë Qeveri tash e katër vjet. Kjo nuk do të thotë që e gjithë familja ime ka hyrë në Qeveri. E as që duhet të paragjykohet për lidhje farefisnore me mua. Unë e inkurajoj Dritonin që të jetë sa më i suksesshëm në biznes, ashtu siç e bëj me secilin tjetër në sektor privat. (Lexoni biografinë e shkurtër timen në fund të këtij postimi për ta kuptuar më mirë pse e them këtë.) Dritoni dhe cilido qytetar tjetër ka të drejtë të aplikojë për një licencë në tregun e liberalizuar të energjisë. Pastaj është çështje e tregut – ofertë e kërkesë – për ata që kuptojnë pak nga ekonomia. Nëse është konkurrues, do të kontraktohet nga kompani private. Asgjë më shumë, e asgjë më pak”, ka shkruar ai ndër të tjera./Reporteri.net/.