Skënder MULLIQI
Fatkeqësisht, Kosova është sjellë në një situatë të tillë sa procesi demokratik po shkatërrohet nga mos formimi i organeve të reja të shtetit pas zgjedhjeve të rregullta nacionale. Ka mbetur që të kërkohët mbeshtetja e popullit serish më zgjedhje te reja.Nuk është duke u kuptuar apo më mirë më thënë nuk po dëshirohet të kuptohet nga partitë politike opozitare së kush e ka marrë shumicën e votave te qytetarëve.Ekzistojnë mekanizmat të arkitekturës kushtetuese dhe ligjeve , të cilat nuk po respektohen në këtë rast nga kuvendarët rebel pa arsye.Populli më Kushtetutë është i mbrojtur nga uzurpimi i pushtetit , si dhe është i mbrojtur nga çdo lloj agresiviteti të atyre kuvendarëve që po shohim tash e një kohë të gjatë në Kuvendin e Kosovës.Qytetarët e pakënaqur sigurisht më ngjarjet e tillë të pa mira , kan mbetur që ti “likujdojnë”kuvendarët rebel duke mos i votuar në zgjedhjet të jashtëzakonshme që më duket kan mbetur si i vetmi solucion.Po shihet së po refuzohet vullneti i qytetarëve nga të pa përgjegjshmit , dhe atëherë qytetarët kanë të drejtë të largojnë këta keqbërës të kësaj skene politike .Është shkelur kontrata shoqërore që kan partitë politike me qytetarët.Është bërë faktike mos pranimi i legjitimitetit të zgjedhjeve të rregullta nacionale.Nese LVV është zgjedhur si parti fituese në zgjedhjet demokratike që edhe u cilësuan , atëherë votat e fituara qëndrojnë pas saj.Qytetarët e pakënaqur mund të kërkojnë thjesht që më meritorët të ulën në karriget kuvendare.Kjo është njëherazi kërkesë legjitime e tyre.Shumë kuvendarë e kan humbur legjitimitetin demokratik dhe ligjor .Mbetet për t’u parë nëse do të kemi shumicë dalje në zgjedhje.Kjo është situata që kemi aktualisht në Kosovë. Procesi zgjedhor dhe legjitimiti i zgjedhjeve janë vu seriozisht në pëshore,përmes një diskursi politik shkatërrues i cili është shndërruar në një realitet të padurueshëm të llojit më të ulët.Lufta për pushtet që është instaluar që shumë kohë, po na sjellë dëme çdo ditë e më shumë në të gjitha planet zhvillimore dhe në arenën ndërkombëtare.Kjo pa përgjegjësi politike duhet të përfundon, që të tu lëshohet vend proceseve pozitive në Kosovë.Shteti po mbahet në këmb të qelqta më politikanë hazardera dhe e përfitues, të cilët janë largë standardeve demokratike dhe civilizmit.Janë duke dhënë shëmbullin më të keq të mundshem edhe para miqëve tanë të cilët na ndihmuan të kemi shtetin e dytë në Ballkan.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aksident I rëndë në afërsi të fshatit Llaskarcë, lëndohet rëndë motoiklisti nga Gostivari
- Shkeli për vdekje me motoçikletë 68 vjeçarin në Shkup dhe iku nga vendi I ngjarjes
- Kërcënohet një deputete në Shkup, policia po e heton rastin
- Luftë për drejtësinë apo për pushtet? Interpelancat që ndezin politikën në Shkup
- Rexhepi – Zejd: Takim vëllazëror me Ambasadorin e Shqipërisë!
- Serbia në flakë protestash – Vuçiq përplaset me Daçiqin, 72 të arrestuar dhe qindra rrugë të bllokuara (VIDEO)
- Tetovari mashtrohet nga një kompani nga Tearca, porosit materiale ndërtimore prej 126.755 denarësh, ngel edhe pa materialet edhe pa paratë
- Kostadinov e ngrin anëtarësinë në LSDM: Jo me këtë udhëheqje, partia të kthehet aty ku e ka vendin
- Andonovski: Regjistrimi i të porsalindurve dhe caktimi i kurorëzimeve do të bëhet online
- VLEN: Do të dorëzojmë kallëzim penal për ish-udhëheqësinë e ESHS-së për manipulim të numrit të shqiptarëve