9000 fëmijë në Gaza të trajtuar për kequshqyerje – OKB paralajmëron për përkeqësim të krizës humanitare

9000 mijë fëmijë janë trajtuar në spitalet e Gazës për shkak të kequshqyerjes. U duken brinjët, barkët u janë të fryrë. Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara e publikoi këtë numër dhe paralajmëroi se do të ketë edhe më shumë pacientë të tillë, duke pasur parasysh situatën kritike në enklavën ku jetojnë rreth dy milionë banorë në kushte jashtëzakonisht të vështira.

Izraeli për 11 javë e bllokoi ndihmën për Gazën; para dy ditësh u lejuan disa qindra kamionë, por sipas agjencive, shumë pak nga kjo ndihmë po arrin te banorët e uritur.

Ushtria izraelite po kryen një operacion të madh në territorin e Gazës, pavarësisht thirrjeve të fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare për ta ndalur vuajtjen e banorëve të Gazës, veçanërisht të fëmijëve që po vuajnë nga uria.

Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se operacioni do të vazhdojë derisa i gjithë territori të jetë nën kontrollin e tyre dhe derisa të shkatërrohen të gjitha qelizat e Hamasit.