14 herë “JO”, a do ta thotë Kuvendi “PO”-në në seancën e sotme?

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00, për herë të 15-të në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin.

Kjo vjen pasi ka dështuar edhe seanca e 14-të, ku nuk u arrit të zgjidhet kryeparlamentarja.

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë votat e mjaftueshme, transmeton Klankosova.tv.

Të dielën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish kërkoi që votimi të bëhej i fshehtë, por prapë nuk funksionoi.

Në fund, rezultati i votimit ishte 54 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Klankosova.tv.