Drejtuesit e Voska Sport njoftuan zyrtarisht se kanë marrë vendimin për t’u tërhequr nga Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë. Ky vendim vjen pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë e dënoi ashpër klubin për braktisjen e fushës në ndeshjen kundër Vardarit, e vlefshme për xhiron e kaluar të elitës, duke ia hequr nëntë pikë skuadrës që po luftonte për mbijetesë në elitë. Sipas drejtuesve të Voskës, ekipi është dëmtuar në mënyrë të përsëritur nga vendimet e arbitrave gjatë sezonit, ndaj është marrë vendimi për t’u tërhequr nga kampionati më i lartë i futbollit në vend. Ndryshe përveç heqjes së pikëve, janë ndëshkuar edhe presidenti Nefi Useini dhe trajneri Klodian Arbri, të cilët janë pezulluar për dy vite, ndërsa klubi do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 7,500 eurosh.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Me veturë goditi për vdekje 75-vjeçaren në Kapishtec dhe u arratis, arrestohet në Serbi 18-vjeçari Sait Saitov
- Rreze veprimi deri në 200 metra/ Çfarë mund të zbulojnë kamerat e sistemit “Qytet i Sigurt”?
- Rutte: Po e ndjekim me kujdes situatën në Ballkanin Perëndimor
- Kasami kërkon falje për paraqitjen me BMW në takimin e liderëve: S’kam veturë personale, e vozis të prindit tim (VIDEO)
- Meidani: “Nuk bëjmë politikë ditore, por shtetërore”
- Zëvendëskryeministri Sali uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës
- Zekolli, Elmazi e Haxhiu shënojnë nisjen e punimeve për rikonstruimin e rrugës që lidhë Rashçen me Kopanicën
- Spiropali uron Kosovën: Do të qëndrojmë gjithmonë pranë saj në rrugëtimin euroatlantik
- Taravari deshi ta sjell BDI-në në qeveri
- Albin Kurti jep betimin si kryeministër