Shkruan: Florim Zeqa,
Tashmë kur ngërçi në Kuvend i ka marrë përmasat e një bllokade të përgjithshme politike, zgjedhjet pa një alternativë të re nuk e shpërlajnë hipokrizinë e partive politike dhe servilizmin e deputetëve!
Pa ndërrimin e mendësisë politike nuk ndryshon mentaliteti qeverisës në vendin tonë
Zgjedhjet e jashtëzakonshme nga një pjesë e spektrit politik po shihen si zgjidhje dhe mundësi e daljes nga kriza politike, megjithatë ato nuk do të prodhojnë diçka të re përpos ndryshimeve të vogla kozmetike në radhët e deputetëve në Kuvend, por jo edhe sa i përket renditjes së partive politike, përkatësisht fuqisë politike në Kuvend!
Deputetët e zgjedhur me vullnetin qytetar do të mbeten përseri pengje të liderëve partiakë, përkatësisht të nëntokave partiake që e kontrollojnë çdo segment të jetës në Kosovë.
Pa alternativë të re politike, deputetët përseri do të mbeten servil të liderëve partiakë e jo zë i qytetarëve dhe aspak zë i lirë me fuqinë e vendimit të pavarur personal që e marrin përgjegjësinë që ju takon si të zgjedhur të popullit në Parlamentin e Kosovës.
Përderisa nuk e kemi një alternativë të re politike e cila lindë nga brendia e shoqërisë civile, partitë aktuale politike votën e lirë të qytetarëve do ta përdorin vetëm si instrument për marrjen e pushtetit, ndërsa qytetarët do t’i trajtojnë vetëm si numra e jo njerëz të barabartë të Republikës së Kosovës!
Pra, pa një alternativë të re politike, vota e lirë e qytetarëve do të mbetet “armë” në duart e sundimtarëve të Kosovës së pasluftës, që e katandisen siq është më së keqi e më së rëndi këtë vend të bekuar, të larë më gjakun e shumë gjeneratave të dëshmorëve dhe martirve të lirisë!
Zgjedhjet pa elternativë të re politike, përveqse nuk paraqesin zgjidhje për vendin, do ta thellojnë akoma më shumë hendekun mes politikanëve dhe qytetarëve, hendek ky i cili duket se “kalohet” vetëm sa të zgjasin fushatat zgjedhore, për t’u kthyer përseri në distancën e mëparshme mes politikanit dhe qytetarit!
Me zgjedhjet pa alternativë të re politike, serish do na përcjellin ngërçet, bllokadat politike dhe lojërat e pista të liderëve partiakë.
Hë për hë nuk shihet në horizont një liderhipi i ri, me vizion të ri dhe pragmatik që shikon përtej interesave partiake.
Mendësia e liderëve aktualë është mendësi partiake e aspak shtetërore. Sikur të ishte ndryshe, ky lidership partiakë do të shikonte përtej interesave partiake dhe klanore, do të shikonte përtej ideologjive partiake dhe dogmave fetare.
Lidershipi aktualë pa dallime partiake, fare nuk janë duke i mbrojtur interesat e shtetit dhe të kombit të cilit i takojnë.
Liderët partiakë po i përdorin deputetët e legjislaturës së nëntë sikur të ishin pengje e jo si të zgjedhur të popullit, të cilët me (pa) vetëdijen e tyre po e keq-përdoren nga liderët e papërgjegjshëm!
Mentalitati i krijuar i pas-pavarësisë i politik-bërjes kosovare, i marrjes gjithçka nga shteti duhet të ndryshohet dhe të kthehet në mentalitet të dhënjes gjithçka për shtetin siq ishte përgjatë viteve të ’90-ta, përfshirë periudhën e luftës çlirimtare. Ndryshe, katandisja dhe theqafja jonë politike nuk do të kenë të ndalur asnjëherë!