Zeqirija Ibrahimi në Intervistën e Ditës për Alsat-M midis tjerash deklaroi se hapja e pikës së përbashkët kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ka përmasa historike.
Ibrahimi, takimin me Albin Kurtin e cilëson në këtë frymë, si dhe theksoi se ata kishin përkrahjen e Kurtit për të vazhduar si VLEN bashkërisht edhe në zgjedhjet lokale.
“Në fakt nuk ishte takim i planifikuar enkas për të zhvilluar ndonjë bisedë politike. Por më shumë ishte për ta promovuar hapjen e pikës One Stop Shop në Bllacë. Dhe e shfrytëzuam rastin për të pirë një kafe së bashku. Ajo ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Bile kisha thënë edhe me përmasa historike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Zoti Kurti edhe njëherë shprehu inkurajimin e tij që ne të mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe për zgjedhjet lokale. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm vetëm zotëri Izet Mexhiti” , deklaroi midis tjerash Ibrahimi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Edi Rama do dialog, përsërit thirrjen për studentët
- Romuni kapet me dy kavanoza marihuanë dhe LSD në pikën kufitare të “Dellçevës”
- Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
- Gërvalla e Sveçla në konferencë, protestë para qeverisë
- Fund koncesioneve për sallat sportive! Ristovski paralajmëron rikthimin e objekteve në shërbim të sportistëve
- Ishte nën kontroll të Vuçiq, RTS u kërkon falje shikuesve, Studentët nuk e pranojnë, kërkojnë dorëheqje
- Ajri i ndotur në Maqedoni, Rokas paralajmëron ndryshime të mëdha: BE-ja premton mbështetje!
- Mickoski: Jam pro qendrave të të dhënave, sepse ato janë e ardhmja, sot e gjithë bota e sheh zhvillimin e vet në këtë drejtim
- Pas fitores së studentëve, dyshime për shkatërrim dokumentesh në institucionet serbe, përfshi edhe Kosovën
- Mickoski: Ne jemi i vetmi shtet që zbaton politika proaktive dhe masa në kohë, prandaj kemi inflacionin më të ulët dhe rritjen më të lartë të PBB-së