Zekolli: Dalja e Taravarit do ta dëmtojë VLEN-in, më habit heshtja e Ziadin Selës!

Ish-ambasadori Arsim Zekolli në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se dalja e Arben Taravarit nga VLEN do ta dëmtojë koalicionin sepse ka më së shumti deputet brenda koalicionit.

“Ishte lëvizje e qartë, si me i thënë dil se tash nuk na duhesh. Largimi i Taravarit nga VLEN do ta dëmtojë koalicionin, mirëpo më habit heshtja e Ziadin Selës, duhet se është i pozicionuar në mes VLEN-it, BDI-së dhe Taravarit”,tha Zekolli.

Ai komentoi dhe variantet se si mund të vazhdojë tutje rrugëtimi politik i Taravarit.

“Kush ka dalë nga PDSH-ja nuk janë bashkuar më. Unë mendoj se Taravari nuk do të përfitojë diçka nga ky bashkim me ASH-në nëse ndodh, ndërsa Sela mund të humb disi përshkak se e dimë çfarë retorikë u përdor në zgjedhje”, tha Zekolli.

Zekolli tha se nëse Bilall Kasami do të ishte lider i VLEN-it si parti, do të ishte figurë korrekte, sepse me politikat e tij ka treguar qëndrueshmëri politike.