Zaev a po ndërton banesa 50 katëshe në Dubai, biznese të fshehta, ja kush pyet?!

“Filipçe, Zaev dhe LSDM të përgjigjen se si merret viza e artë në Dubai? Ka kohë që Filipçe, Zaev dhe LSDM heshtin dhe nuk u përgjigjen pyetjeve tona në lidhje me Dubain.

A është heshtja konfirmim, ne e pyesim LSDM-në publikisht?

A po ndërton Zaev në Dubai ndërtesa mbi 50 kate?

Nga i merr ato para Zaev?” pyesin nga VMRO-DPMNE në pushtet.

Ata thonë se “në kontekst të kësaj shtrohet pyetja, a është i lidhur edhe Filipçe me këtë aferë, prandaj është emëruar në krye të LSDM-së për të mbrojtur mentorin e tij Zaev?”.

“A kanë Filipçe dhe Zaev viza të arta për Dubai? Si i kanë marrë dhe nga i kanë marrë paratë? A do t’i mohojnë dyshimet Filipçe dhe Zaev? Filipçe, Zaev dhe LSDM as nuk i mohojnë dhe as nuk i përgjigjen pyetjeve tona. Pasi shkatërruan dhe e grabitën shtetin, tani ato lekë po i investojnë në biznese private. Përderisa pretendonin se e shpëtonin Maqedoninë, po shpëtonin veten dhe milionat e tyre”, thonë nga VMRO-DPMNE.