Ylli i Barcelonës do të mungojë tri javë shkaku i lëndimit

Barcelona do të përballet me një mungesë shumë të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme.

Trajneri i Barçës, Hansi Flick, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Alejandro Balde.

Balde u lëndua të shtunën mbrëma në fitoren 1:0 ndaj Leganesit.

Spanjolli Balde u detyra të largohej nga fusha në minutën e 41-të.

“ESPN” ka raportuar të dielën se Balde do të jetë jashtë fushës për tri javë.

21-vjeçari Balde është duke u përballur me një lëndim në muskujt e kofshës së majtë.

Ai pritet ta humbë finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit që zhvillohet më 26 prill.

Mbrojtësi i talentuar do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Championsit ndaj Borussia Dortmundit dhe në ndeshjet kampionale ndaj Celta Vigos dhe Mallorcas.

Balde është bërë futbollist shumë i rëndësishëm te gjiganti katalunas që nga ardhja e Hansi Flickut si trajner.

Në 43 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat, reprezentuesi i Spanjës ka realizuar një gol dhe ka bërë dhjetë asistime.