Vrasja në Çair, prokurorët shikojnë kamerat dhe përgatisin kapjen e personave të përfshirë

Vrasja në Çair, prokurorët shikojnë kamerat dhe përgatisin kapjen e personave të përfshirë
Një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu inspektim në vendngjarje pas shkëmbimit të zjarrit të djeshëm me armë pranë Bit Pazarit ku mbeti i vrarë një person .

Prokuroria njoftoi se gjurmët janë mbledhur në vendngjarje dhe do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore. Do të kryehet edhe autopsia e trupit të të ndjerit.

Me urdhër të prokurorit publik, po sigurohen pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga objektet përreth. Po jepen të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të sqaruar plotësisht ngjarjen.