VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet BDI-së: “Po ikë nga përgjegjësia për krime, duke u fshehur pas ombrellës etnike”

Kundërpërgjigjet partia në pushtet VMRO-DPMNE. Sipas tyre, BDI, parti e cila pothuajse dy dekada ishte pjesë e pushtetit, po përpiqet të ikë nga përballja me drejtësinë përmes retorikës etnike.

“Nuk ka hetime kundër shqiptarëve – ka hetime kundër individëve për të cilët ekzistojnë dyshime serioze për keqpërdorimin e postit zyrtar. Kjo nuk është çështje etnike, por luftë për drejtësi dhe llogaridhënie”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Më tej shtojnë se BDI dëshiron të krijojë konflikt aty ku ka vetëm zbatim të ligjit, por, sipas tyre, ka përfunduar koha e drejtësisë selektive dhe zyrtarëve të mbrojtur politik. Përnfundojnë se institucionet duhet të funksionojnë pa presion politik dhe se lufta kundër krimit dhe korrupsionit mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë.