VMRO-DPMNE: Filipçe nuk ka kredibilitet, duhet të japë dorëheqje

Venko Filipçe nuk ka kredibilitet, duhet të japë dorëheqje menjëherë, meqë deri sa ishte Ministër i Shëndetësisë e emëroi Irina Panovskën drejtoreshë të Hematologjisë për t’i dhënë tenderat babait të saj, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Venko Filipçe deri sa ishte Ministër i Shëndetësisë, ai emëroi Irina Panovskën drejtoreshë të Hematologjisë, dhe ajo nga ana e saj ndante miliona tenderë çdo vit për shitësin me shumicë të barnave Dr. Panovski, në pronësi të babait të saj. Venko Filipçe i ka dhënë miliona doktor Panovskit dhe përmes institucioneve të tjera shëndetësore. Sistemi i Venko Filipçes është të japë tenderë për kompanitë e afërta me të, dhe tenderë përmes nepotizmit. Venko Filipçe po lufton për pushtet, për tendera të rinj dhe për skema të reja tenderësh.” – tha Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.

Kujtojmë se VMRO-DPMNE vazhdimisht e ka akuzuar ish-ministrin Filipçe për sistemin e shkatërruar shëndetësor dhe afera korruptive.