“BDI është shndërruar në parti, ideologjia e vetme e së cilës është mbrojtja e ish-zyrtarëve të saj. Për këtë qëllim, ata janë të gatshëm të bojkotojnë zgjedhjet lokale dhe të përpiqen të shkaktojnë krizë politike. Të jemi të qartë, VLEN dëshiron që Kreshnik Bekteshi të dëshmojë pafajësinë e tij, sepse, pavarësisht se jemi kundërshtarë politikë, nuk duam që asnjë shqiptar të mbajë barrën për tragjedinë e Koçanit. Por këtë e vendosin autoritetet gjyqësore, jo aktorët politikë. Megjithatë, kur BDI flet për sistem, duhet të përgjigjet se për çfarë saktësisht mendon”, thonë nga koalicioni VLEN.
Ata akuzojnë BDI-në për 22 vite qeverisje.
“Për sistemin që regjimi i tyre e krijoi për 22 vjet, derisa ishin pjesë e të gjitha qeverive të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së?
Për Prokurorinë Publike të Islam Abazit? Për të arratisurit nga drejtësia, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami? Për sistemin e sundimit që nga funksionarë ende pa ju dalë mjekra BDI i bëri milionerë mbi kurrizin e shqiptarëve? Për sistemin në të cilin kishte përgjegjësi selektive për tragjeditë me spitalin modular në Tetovë, Llaskarcë, Besa Trans? Sa herë që BDI përpiqet të maskohet dhe të paraqitet si faktor ndër shqiptarët, fundi i kësaj udhëheqjeje të korruptuar politike është afër!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shtyhet zbatimi i rregullave të reja të BE-së për Maqedoninë
- Lista Serbe ankohet në PZAP për vendimin e KQZ-së
- Mashtrim me telefon për aksident të rremë trafiku, një 79 vjeçare nga Tetova pagoi 16.000 euro dhe 10.700 franga zvicerane
- Sulmuan njëri-tjetrin pas aksidentit me vetura – Policia i arreston
- Një person nga Velesi u ndalua për shkak të ndezjes së zjarrit në një hapësirë të hapur
- Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar dokumentacionin për mbikëqyrje të Dhomës së Stomatologëve për veprime të mëtejshme
- Gong i arsyes, kod i rrezikut, algokracia shqiptare si thirrje globale!
- Një tjetër foshnjë 5-muajshe vdes nga uria në Gaza, ku Izraeli ka shkaktuar zi buke
- Sot tentimi i radhës, a do të dështojë sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës?
- Kërçova në zi: Dy nxënëse të shkollë së mesme “Drita” humbin jetën tragjikisht