Vjedhje në Graçanicë – i thyejnë xhamin e veturës dhe i marrin dokumente personale e para

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Graçanicës, ku një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se gjatë orës 17:40-18:00 persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe kanë vjedhur disa objekte të rëndësishme personale.

Sipas ankuesit, nga vetura janë vjedhur dy çanta të dorës që përmbanin dokumente personale, patent shofer, çelësa të veturës, kartela bankare, disa kartëmonedha Lekë, dhe një telefon mobil.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të mundshëm të vjedhjes. Në këtë fazë, nuk janë dhënë detaje të tjera. /Telegrafi/