Autoritetet shëndetësore në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut njoftuan se vdekjet e lidhura me gripin kanë arritur një nivel të lartë gjatë sezonit të virusit të frymëmarrjes 2024–25, me numra afër atyre të vdekjeve nga COVID-19, sipas mediave lokale.
Mbi 500 njerëz kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me gripin këtë sezon, citoi NBC News të shtunën, një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Karolinës së Veriut (NCDHHS).
Ky shënon numrin më të madh të vdekjeve nga gripi të regjistruara në shtet, që kur zyrtarët filluan të gjurmonin të dhëna të tilla në vitin 2009, sipas NBC News.
“Këto shifra do të ishin edhe më të larta pa përkushtimin e Divizionit të Shëndetit Publik NCDHHS dhe ekipeve lokale të departamentit të shëndeti,t që ofrojnë edukim kundër gripit, shpërndajnë vaksina dhe mbështesin përpjekjet për trajtimin dhe parandalimin në të 100 qarqet,” citoi agjencia e lajmeve, sekretaren e agjencisë shëndetësore, Dr. Devdutta Sangvai./ AA.