Vajza e Kiarës dhe Luizit mbush 1 vit, çifti emocionon me pamje të papublikuara ndonjëherë…

Sot është një ditë shumë e veçantë për një nga çiftet më të famshme të publikut shqiptar, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli.

Vajza e tyre, Luna Mari, feston njëvjetorin e lindjes, një moment i paharrueshëm që ka sjellë emocione të forta jo vetëm për familjen, por edhe për fansat e shumtë të çiftit.

Për ta shënuar këtë ditë të veçantë, Kiara dhe Luizi vendosën të ndajnë me ndjekësit pamje të papublikuara më parë nga momenti më i rëndësishëm i jetës së tyre, ardhja në jetë e Lunës.

Videoja, e realizuar si një film i shkurtër emocional, dokumenton emocionet, përgatitjet, dhe çastet e para të takimit me vajzën e tyre, duke prekur zemrat e publikut.