TS pyet Mickovskin: A do ta largoni Taravarin nga qeveria nëse ai sot del nga VLEN-i (VIDEO)

Kryeministri Hristijan Mickoski në Tetovë sot nga gazetari i TS u pyet se nëse Arben TAravri do të largohet nga VLEN-it dhe ju a do ta largoni nga qeveria?
Mickoski tha se do të përmbahet nga komente të tilla, dhe u shpreh se kjo qeveri është unike dhe stabile dhe e cila jozyrtarisht ka mbi 80 deputetë.
“Për dallim nga e kaluara, unë e kuptoj se përse është i ndishëm opinioni, kur në të kaluarën cdo ditë ishte këmbë të qelqta qeveria, ndërsa tani duhet ta lëmë qeverinë të punojë”, tha Mickoski

Nga ana tjetër sot pritet që lideri i ASH-së nga Gostivari të tregojë rrugën e tij dhe të ASH-së se cilën do të zgjedh atë me VLEN-in apo do të vazhdojë i vetëm si ASH në zgjedhjet lokale./TS/