Prokuroria për e krimit të organizuar ka zgjeruar hetimin për zyrtarët policorë në lidhje me tragjedinë në Koçan, në të cilën e humbën jetën 61 persona, mes të cilëve 6 të mitur, ndërsa rreth 200 të tjerë u lënduan.
Janë arrestuar edhe 7 policë dhe inspektorë të MPB-së. Me këtë, numri i zyrtarëve policorë të përfshirë në hetim ka shkuar në 14.
Të përfshirët janë nga rrethi i Koçanit dhe Shtipit, ndërsa dyshohen se kanë dhënë pëlqim se kabareja e shkrumbuar “Pulse” i ka plotësuar kushtet ligjore për punë në pjesën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe të komunikacionit, edhe pse realisht nuk i ka plotësuar.
Veprimi i tyre i ka mundësuar kabaresë që të marrë dritë jeshile për punë.