Tragjedia e Koçanit / Të gjithë të dyshuarit që ishin në paraburgim, kalojnë në masë të kujdesit – njofton Prokuroria
“Me propozim të prokurorit duke e pasur parasysh se skadon paraburgimi për të dyshuarit e përfshirë në hetimin paraprak, i njëjti është shfuqizuar dhe të njëjtëve u është shqiptuar masa e kujdesit. Masa ndalesë për kryerjen e profesionit është shqiptuar varësisht prej asaj se nëse të dyshuarit ende janë në marrëdhënie pune apo janë në pension”, thanë nga PPTh NKOK.