Toshkovski: Ligji vlen për këdo që bën gabim

Ministri i Brendshëm Panço Toshkovski në dalje për medai së bashku me kryeprokurorin Lupço Kocevski duke folur për zgjerimin e hetimit për tragjedinë e Koçanit, tha se ligji vlen për këdo që bën gabim. Tutje Toshkovski theksoi se nuk do të lejojnë që ky hetim të jetë nën ndikimin e politikës.

“Ligji vlen për këdo që bën gabim. Nuk guxojmë të lejojmë që ky hetim të jetë nën ndikimin e politikës. Do të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë”, tha Toshkovski.