Takim pune i ministrit Limani dhe zëvendësministrit Vellkovski me drejtorët e qendrave për punë sociale dhe institucioneve për mbrojtje sociale
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, zëvendësministri Gjoko Velkovski dhe një pjesë e Kabinetit kanë mbajtur takim pune me drejtorët e qendrave për punë sociale dhe të institucioneve publike për mbrojtje sociale.
Ministri Limani theksoi se takimet e tilla do të bëhen praktikë e rregullt, por do të organizohen edhe vizita të rregullta nëpër qendra dhe institucione për punë sociale për të shqyrtuar së bashku sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen institucionet e mbrojtjes sociale, për të shkëmbyer përvojat, dhe më e rëndësishmja, theksoi ministri Limani, për të rënë dakord për hapat konkretë për përmirësimin e sistemit.
Diskutimi u zhvillua për disa çështje kyçe, si ngjarja në Prilep dhe ekspozimi i punëtorëve social ndaj sfidave gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës, ku ministri informoi se procedura për siguri fizike është në fazën përfundimtare.
Në takim u diskutua edhe për përmirësimin e kushteve të punës, planet për rinovimin e qendrave, nevojën për punësime të reja, rritjen e pagave në mbrojtjen sociale dhe zbatimin e sistemit SWIS.
“Punonjësit socialë janë shtytësit e ndryshimit në shoqëri dhe roli i tyre është i pacenueshëm. Ministria është në dispozicion për mbështetje dhe bashkëpunim të plotë për të krijuar një politika së bashku”. Ministria është në dispozicion për mbështetje dhe bashkëpunim të plotë me qëllim të krijimit të politikave dhe masave të përbashkëta që do të ofrojnë shërbime sociale më cilësore për qytetarët, si dhe punonjës të kënaqur dhe të motivuar, tha Limani.