Skënder MULLIQI
Kemi mbetur të zënë në rrjetin e një teme bajate, çfarë është bërë tashmë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, në fakt mos konstituimi edhe për herë të tetë!Turp.Kjo i ka përfshirë politikanet , mediet dhe qytetarët që nuk e kan menduar as në ëndërr një maskaradë të tillë në Kuvend.Armiqët tanë thojnë së nuk meritojmë shtet, e për fatin e keq këtë po dëshmojmë secilën ditë e më shumë .Këto parti nuk kan mbetur jo vetëm kundershtare por janë bërë shumë armiqësore sikur mos të bëhëj fjalë për parti shqiptare.Jo vetëm që po e spërkatin veten me mut, por nga këto sperkatje nuk po mbetet imun as populli.Kan hy në zgjedhje parlamentare në mënyrë kushtetuese, e po dalin jo kushtetues?Këto ngjarje të poshtra po mbahen në focus nga mediet dhe nga populli , që është irituar tej mase më kapadainjët që kanë pushtuar organin më të lartë të shtetit. Kushdo që nuk çlirohet me mjeshtri në kohë, kapet në rrjeta të veta.Politika në Kosovë po vuan nga pandërshmeria , ndërgjegja dhe morali krejt pas luftën.Jemi njollosur në nivel komunal , e po njollosemi edhe në nivel kombëtar, nga ata që dy lidhje nuk i kan për rëndësinë e shtetit.Qytetarët po shihet së shumë lehtë ju kanë falur gabimet, se shumë prej tyre , nuk kan merituar një shans të ri?Qytetarët nuk e kan përceptuar mirë çështrjen parlamentare , për ti largur më votë të lirë njerëzit e “parapaguar” për të qenë kuvendarë .Po shihet së ka qenë gabim lidhja e tyre për individ të caktuar më çdo kusht.Të identifikohesh në zgjedhje më individ është qasje e rrezikshme për shtetin. E aq më shumë e rrezikshme kur ata janë të pa vizion.Shumë nga të zgjedhurit e popullit nuk e kan ndijesin përkatëse ndaj komunitetit të tyre. Nuk duan ta shohin pamjen e përgjithshme të nevojave të (bashkëqytetarëve) të tyre për shkak të egos dhe interesave të tyre.Kjo kategori po shihet së nuk janë për poste politike në nivel kombëtar.Po i shëndrrojmë njerëzit e pa merituar të politikës në yje- anonimuset.Privilegjet e politikanve janë trashëgemi e komunizmit, e jo të demokracisë.Është e rrezikshme të ulët dikush në karrige të rëndësishme dhe të formësoj fatin tënd.Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të zgjidhet me vetëdije.Për shume vite pamë që shumë prej tyre po ushtrojnë pushtet pa përgjëgjësi, pa asnjë përulësi apo ndërgjegje.Dhe, secili të pyes veten se sa prej nesh janë të vetëdishem se ne jemi bashkrijues të proceseve socio-politike që ndikojnë në jetën tonë.Me angazhimin ose tërheqjën tonë.Duke bërë ose duke mos bërë.Dhe me zgjedhje ose duke qëndruar në shtëpi…
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Skandal në policinë e Tetovës: Polici i ndihmon policit tjetër për të shkatërruar provat për djalin e tij të dyshuar për drogë
- Abdulselam Selami zgjidhet koordinator i grupit të këshilltarëve të koalicionit AKI në Këshillin e Qytetit të Shkupit
- Shënohet 80-vjetori i themelimit të Kombeve të Bashkuara, riafirmohet përkushtimi ndaj multilateralizmit dhe paqes globale
- Suedia dhe Maqedonia e Veriut – miqësi dhe bashkëpunim për lidhje më të forta midis parlamenteve
- Branko Crvenkovski sërish në publik, shihet në shoqëri me ministrin Minçev dhe ambasadorin Zoran Popov
- Klinika Universitare për Kardiokirurgji nën hetim nga Policia Financiare
- Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
- Gjorgjievski: Pastrimi i Shkupit nuk është një aksion 72-orësh, por i njejti do të vijojë
- Haqim Ramadani shkon në Tiranë afër zyrë së kryeministrit Rama
- Aksident tragjik në Kosovë, arrestohet polici si i dyshuar!