Sonte superfinalja “El Clasico” e Kupës së Mbretit, pritet të jetë spektakolare

Na ndajnë edhe disa orë nga finalja “El Clasico” e Kupës së Mbretit.

Barcelona do të sfidojë rivalin e përjetshëm Real Madridin, në një finale që pritet të jetë spektakolare.

“Blaugranat”, në aspektin e trofeve të fituara në këtë garë ka 31 kupa, ndërsa Reali ka 20 të tilla.

Hera e fundit që këto dy skuadra u ballafaquan në finale të “Copa del Rey” ishte në vitin 2014, ku Real Madridi kishte triumfuar me rezultat 2-1 në “Mestalla”.

Kujtojmë se finalja e sotme zhvillohet në “La Cartuja”, në orën 22:00.