S’ndalet Cristiano Ronaldo, arrin golin e 933 në karrierë

Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë.

Superylli i futbollit, Ronaldo, ishte vendimtar të shtunën mbrëma duke i realizuar dy gola në fitoren e Al-Nassrit.

Tashmë portugezi Ronaldo ka 933 gola në karrierë.

Al-Nassri e mposhti në shtëpi Al-Riyadhin me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit arab.

Faiz Selemani i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Fillimisht 40-vjeçari Ronaldo i barazoi shifrat në minutën e 56-të.

Tetë minuta më pas, legjenda e Real Madridit, Ronaldo, e realizoi golin e fitores për 2:1.

Al-Nassri ka 57 pikë dhe renditet në pozitën e tretë.

Al-Riyadhi e zë vendin e nëntë me 34 pikë.