Sistemi One-stop-shop në Bllacë do vihet në funksion nga e shtuna

Sistemi one-stop shop i paralajmëruar prej kohësh në pikën kufitare Bllacë-Elez Han me Kosovën do të hyjë në funksionim zyrtar të shtunën më 12 prill, ka konfirmuar MPB-ja.

Sistemi me një kontroll ishte menduar të fillonte funksionimin në fund të marsit, por për arsye teknike u shty deri në mes të prillit.

Për dallim nga sistemi “One Stop Shop” në Tabanovc, në këtë pikë kufitare do të ketë vetëm një kontroll, ose më saktë, qytetarët do të kontrollohen vetëm një herë në pikën e përbashkët mes dy vendeve.

Në këtë vendkalim ka pasur shpesh radhë të gjata, sidomos gjatë fundjavave, kur pritja arrinte deri në dy orë.