Shtetasi grek kapet në kufi në Tabanoc me fishekë gjuetie kalibri të ndryshëm

Më 21.04.2025 në ora 07.45, në Pikën e kalimit kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria А.S.(48) nga Republika e Greqisë për shkak se gjatë kontrollit dhe verifikimit të kryer të automjetit të pasagjerëve „suzuki“ me targa nacionale greke, të cilin e ka drejtuar, ishin gjetur dhe sekuestruar fishekë gjuetie kalibri të ndryshëm. Ai i është dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për veprime të mëtejme. TS