Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”-Tetovë, në kuadër të fazës së dytë të projektit” “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në malin Sharr – imperativ shoqëror”, e ka përmbyllur me sukses aksionin për mbjelljen e fidanëve të reja në territorin e Parkut kombëtar “Mali Sharr”. Aksioni në fjalë në kuadër të të cilit u mbollën 500 fidanë të reja, synon pyllëzimin e pyjeve; mbrojtjen nga erozioni; pastrimin e ajrit; rregullimin e regjimit ujor; përmirësimin e mikroklimës; pasurimin e biodiversitetit dhe krijimin e habitatit natyror për botën shtazore.
Aksione të kësaj natyre duhet të zhvillohen më shpesh sepse ndryshimet e thella të biodiversiteit në nivel global kanë pasoja për ekosistemin. Garantimi i biodivesitetit është një detyrë që na përket të gjithëve dhe ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së secilit prej nesh.
Dihet botërisht se biodiversiteti ka kontribuar në shumë mënyra në zhvillimin e kulturës njerëzore dhe shoqëria si e tillë ka pasur rol të dukshëm në formimin e diversitetit gjenetik të specieve dhe nivelit ekologjik. Projekti “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në malin Sharr – imperativ shoqëror” realizohet nga Shoqata “Tradita” në kuadër të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore (Korab-Koritnik-mali Sharr dhe Alpet Shqiptare), i mbështetur nga CNVP- PONT.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Çairi mburret me shkallën më të lartë të natalitetit në vend”, Mexhiti: Pas çerdhes “Bambi”, do të ndërtojmë edhe dy çerdhe
- Veteranët e UÇK-së reagojnë pas goditjes që mori Kosova nga Amerika: Kurti e Osmani janë fajtorë
- Dalin mesazhet/ Përplasjet në VLEN Zhelinë: Sejdiu nervozohet, anëtarët e BESËS kundër Ruhi Demirit
- Reagon qeveria: Kosova partner serioz i SHBA-së për paqe në rajon
- “Teknologji të reja për detektimin e shkeljeve në trafik” – miratohen disa ligje në Kuvend
- Mickoski: Koalicioni “Maqedonia yte” përbëhet prej 25 partive, në zgjedhjet lokale dalim me ofertë qytetare
- Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë – merr 84 vota pro
- Kuvendi miratoi Deklaratën për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike
- Haradinaj pas vendimit të Amerikës: Kosova po kalon ditët më të errëta në histori
- Zjarri në deponinë Drislla, banorët përreth kërkojnë ndihmë mjekësore