Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një burrë 65-vjeçar nga rajoni i Shkupit raportoi se gjatë periudhës nga maji 2024 deri në shtator 2024 ishte mashtruar nga një person me inicialet F.N. për shumën prej 23.000 euro.
Sipas kallëzimit, ai ia kishte dhënë paratë në disa këste për të ndihmuar në punësimin e nipit të tij, por deri në momentin e raportimit marrëveshja nuk ishte realizuar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.