Shkup, fëmija e goditi aksidentalisht me top – e moshuara reagoi dhunshëm dhe e sulmoi me shufër metalike

Më 12.04.2025, në orën 22:00 në SPB Shkup, S.B. (30) nga Shkupi ka raportuar se po atë ditë rreth orës 17:30, në oborrin e një shtëpie në rajonin e Bit Pazarit, djali i saj i mitur, derisa po luante futboll me shokët, e kishte goditur me top një grua më të moshuar, e cila më pas e kishte sulmuar fizikisht me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndim në kokë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.