Serbi: Pesë persona humbin jetën gjatë pastrimit të një gropë septike

Katër persona humbën jetën në Topollë (Serbi) gjatë pastrimit të një gropë septike, raportoi media serbe Kurir, ndërsa Glas Shumadije njofton se numri i viktimave është pesë.

Sipas informacioneve të Kurir, personat ranë në gropën septike në një objekt për ruajten e derrave në rrethana ende të paqarta, ndërsa po përpiqeshin ta pastronin, dhe kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhen forcat policore, zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit dhe ato mjekësore.