Rritet në 52.365 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 52 të vrarë dhe 113 të tjerë të plagosur.

Autoritetet në Rripin e Gazës njoftuan se është rritur në 52.365 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me humbjet e jetëve dhe plagosjeve që janë shënuar në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 52 të vrarë dhe 113 të tjerë të plagosur.

Të paktën 2.273 palestinezë janë vrarë dhe 5.864 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 52.365 ndërsa numri i të plagosurve në 117.905.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.