Reagon ish ministri Kuçi: Nuk kam asgjë për të fshehur, gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi
Ish-ministri i Ekonomisë dhe ambasadori aktual i Maqedonisë së Veriut në Norvegji, Driton Kuçi, ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook lidhur me ngjarjet e fundit, ku përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë vizituar shtëpinë e tij në Shkup.
Më poshtë e keni reagimin e plotë të Kuçit në facebook:
Sot familja më informoi se përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë time në Shkup, duke kërkuar një takim informativ.
Nuk kam asgjë për të fshehur dhe gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi, edhe kur rrethanat kanë qenë të vështira.
Kam zgjedhur gjithmonë të ec drejt, edhe kur rruga ka qenë më e vështirë. Kam folur kur të tjerët kanë heshtur, dhe kam qëndruar në këmbë edhe kur jam ndjerë i vetëm.
Besoj në drejtësi për të mirën e përbashkët. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për të sqaruar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme përpara.
Jam këtu. Me ndërgjegje të qetë, i pastër dhe vullnet të palëkundur, para Zotit dhe ligjeve të vendit!