Me qëllim të sqarimit për opinionin, por edhe për të qenë korrekt me organet e strukturat partiake, si edhe me anëtarësinë dhe mbështetësit, deklarojmë publikisht se AlternAtivA nuk ka asnjë komunikim në asnjë nivel dhe në asnjë kanal me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin e saj.
Përtej kësaj, AlternAtivA gjykon se nuk ka asnjë arsye e nevojë që të komunikohet me një parti të regjistruar në listën e zezë amerikane të personave nongrata, e cila te shqiptarët do të mbahet mend vetëm për korrupsion, krim dhe abuzim me pushtetin.
Duke mbetur konsistentë në qëndrimin se VLEN-i është koalicion i ndërtuar për afirmimin e vlerave të moralit të ri politik dhe për vendosjen e standardeve të reja politike, AlternAtivA vlerëson se adresa e mbrojtjes së interesave shqiptare është duke komunikuar me popullin dhe duke i mbrojtur interesat e tyre në mënyrë të përpiktë dhe dinjitoze.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Janë regjistruar 646 kundërvajtje në ditën e parë të funksionimit të sistemit “Qytet i Sigurt”
- Toshkovski: Kemi rekordmenë, dy shoferë në Maqedoni kanë nga 40 ndalesa për drejtim të automjetit!
- “Safe City”, dje janë shqiptuar 582 dënime për tejkalim të shpejtësisë dhe 64 për kalim në semafor të kuq
- Levica do të dorëzojë dy ligje, jo punësimeve partiake, po mbrojtjes së grave shtatzëna
- Takim i ministrit Mucunski me Qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe
- Për 14 vjet nuk janë vënë në përdorim pesë aparate për terapi me rrezatim për pacientët me kancer, me vlerë mbi 21 milionë euro
- Dimitrieska-Koçoska: Paga minimale, vendoset nga punëdhënësit dhe punëtorët
- Sela: Ndarja nga AKI, e nevojshme për imazhin e Aleancës
- Sela: Në Çair ka më shumë kamera se në pjesën tjetër të Shkupit
- Hoxha: BDI-në nuk e kam parë si trampolinë për të shpëtuar karrierën time politike, por si një organizatë të mirë strukturuar